Kosovës i shtohen edhe dy hafiza te ri

Ceremonia e Hifzit për Enes Ramabajen dhe Diar Mehmetin

Sot, në Institutin e Hifzit në Gjakovë, u mbajt një ceremoni e veçantë për nderimin e hafizëve të rinj, Enes Ramabaja dhe Diar Mehmeti. ???? Familja, Shoqata Istanbul Hoxhallar, dhe miqtë nga Ferizaji dhe Skenderaji bashkë ndanë këtë moment të lumtur.

Pas një përfundimi të suksesshëm, hafizët e rinj u nderuan me dhurata nga Hoxha Osman Nuri Topbaş nga drejtori i institutit po ashtu edhe dhurata nga koordinatori i Shoqata Istanbul qe i ndau Mr. Gencer Dirvari

Urojmë Enes Ramabajen dhe Diar Mehmeti për një të ardhme të mbushur me lumturi dhe suksese.